Pozitiv me Coronavirus, Franca humbet mesfushorin për finalen kundër Spanjës

Mesfushori i Francës, Adrien Rabiot, nuk mund të marrë pjesë në finalen e Nations League, që skuadra e tij do të luajë nesër më mbrëmje në Milano.

Këtë lajm e ka bërë zyrtarë Federata Franceze e Futbollit, duke informuar se mesfushori i Juventusit ka rezultuar pozitiv me Coronavirus dhe tashmë gjendet i izoluar.

Sipas rregullave të vendosura, tekniku Deshamps nuk mund ta zëvendësojë lojtarin. Rabiot luajti për 75 minuta në gjysmëfinalen që skuadra franceze fitoi 3-2 përballë Belgjikës.

Të dielën Franca do të përballet me Spanjën në finalen e Nations League. /Oversport.tv