Pozitiv me Covid 19, Lazio humbet një mesfushor para sfidës me Juventusin

Vijnë lajme të këqija për Lazion nga Federata e Futbollit e Malit të Zi, që përmes një deklarate në faqen zyrtare në internet, njofton se Adam Marusic ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Lojtari bardhekaltër ishte i impenjuar me skuadrën malazeze në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, por tamponi i fundit që ka kryer ka rezultuar pozitiv.

Një lajm i keq ky për trajnerin Maurizio Sarri, pasi me rikthimin e kampionatit Lazio do të luajë në shtëpi kundër Juventusit në Serie A.

Klubi italian nuk ka dalë akoma me një njoftim zyrtar në lidhje me këtë çështje, por sipas lajmeve që vijnë nga Mali i Zi, Marusic ka rezultuar pozitiv përpara ndeshjes me Holandën dhe është futur në izolim. / Oversport.tv