Pozitiv me Covid, tekniku i njohur mungon në dy ndeshjet e radhës në Premier

Aston Villa ka njoftuar se trajneri i skuadrës, Steven Gerrard ka rezultuar pozitiv me Covid dhe ka filluar periudhën e izolimit.

Ish-ylli i Liverpoolit nuk do të mund të qëndrojë në pankinë në ndeshjen e sotme në ditën e “Boxing Day” kundër Chelseat, por as në sfidën pasardhëse në kampionat, në përballjen me Leeds në 28 dhjetor.

Ky njoftim vjen në një periudhë kur po rriten dita ditës rastet e infektimeve me coronavirus në Premier League, madje disa ndeshje që ishin programuar për tu luajtur sot janë shtyrë.

Vetë klubi i Aston Villas u detyrua që të anulojë ndeshjen kundër Burnley në javën e fundit të kampionatit për shkak të disa rasteve pozitive në grupin e skuadrës. / Oversport.tv