Pranohet ulja e pagës, Barcelona gjen marrëveshjen me Sergi Roberto

Sergi Roberto dhe Barcelona do të nënshkruajnë marrëveshje të re, edhe për një sezon tjetër. Ky është lajmi i fundit nga katalanasje “Sport”.

Mbrojtësi dhe klubi katalanas prej tre muajsh i kishin ndërprerë bisedimet, por Xavi ka shprehur besimin e tij te drejtuesit për futbollistin.

Përfaqësuesit e Roberto morën një ofertë javën e kaluar dhe lojtari dha “OK”-in, edhe pse paga e ofruar është goxha e ulët në krahasim me marrëveshjen që kanë palët tani.

Sergi Roberto për momentin është i dëmtuar dhe shpejt pritet të rikthehet, madje në një moment kyç ku kanë probleme edhe Sergino Dest dhe Dani Alves. / oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook