Pasi dështoi pista që sillte Cesar Azpilicuetën tek Interi, zikaltrit vazhdojnë të jenë në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm. Mediat italiane zbulojnë një prapaskenë e cila po ndodh që nga janari.
Një prej objektivave për t’u afruar tek Interi është Merih Demiral. Me këtë të fundit drejtuesit e Interit po negociojnë që prej janarit, kur mbrojtësi mund të vishej zikaltër në rast se shitej Milan Skriniar.
Tashmë që Skriniar është larguar zyrtarisht, mbyll të mbyllet edhe marrëveshja me Demiral. Megjithatë, prej janarit janë negociatat me lojtarin që është i bindur për t’u transferuar në Milano, por ka ende punë mes klubeve për të gjetur gjuhën e përbashkët. /oversport.tv
Foto: Inter, Facebook