Prapaskena e merkatos në Serie A, Antonin Barak ishte drejt Milanit

Antonin Barak ka qenë pranë transferimit te Milani. Mesfushori me tipare sulmuese, i cili është pjesë e Hellas Verona dhe po spikat, e ka pranuar vetë diçka të tillë.

Futbollisti 26-vjeçar ka folur për DAZN: “Po, po, është e vërtetë. Isha drejt Milani, por më pas Udinese vendosi të mos më shiste”.

Hellas Verona e ka blerë çekun për 6 milion euro nga bardhezinjtë dhe nën urdhrat e Tudor ai ka shënuar 5 gola në 13 ndeshje, duke qenë dy gola larg rekordit sezonal që ai ka. / oversport.tv