Prapaskena e merkatos, N’Golo Kante refuzoi gjigantin europian në janar

N’golo Kante është një nga lojtarët më të dashur të tifozëve, për përulësinë e tij dhe për atë që jep në fushën e blertë.

Atë nuk e duan vetëm tifozët e Chelsea dhe të Francës, por edhe kundërshtarët. Kante në janar është tentuar nga PSG.

“Le Parisien” shkruan se klubi francez e kishte shumë seriozisht, por Kante ishte i prerë.

Ai refuzoi kalimin te PSG, me arsyetimin se është i lumtur në Londër dhe nuk dëshiron të ndryshojë skuadër edhe pse ka kontratë deri më 30 qershor 2023.

PSG kishte dështuar ta bindte Kante edhe në verën e vitit 2016, kur mesfushori ishte pjesë e Leicester në Premier League. / oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook