Prapaskenat e largimit nga Lazio, dita kur Inzaghi pranoi ofertën e Interit

Një natë që ishte e destinuar për të ndryshuar përgjithmonë historinë mes Simone Inzaghit dhe Lazios: minutat që shtynë teknikun të mbyllë historinë 22-vjeçare ne skuadrën bardhekaltër dhe të bashkohet me Interin.

Është mesnata mes 26 dhe 27 majit. Inzaghi nuk i ka thënë akoma po, propozimit të Lotitos për të rinovuar kontratën: 3-vjeçare deri në vitin 2024, ku do të fitonte 2.6 milion euro plus bonuse.

Dukej se marrëveshja ishte arritur, lojtarët luanin një rol të rëndësishëm, pasi ishin shumë të lidhur me teknikun. Tare, duke dalë nga Formello, konfirmonte firmën në kontratë të presidentit bardhekaltër, por jo të Inzaghit, që kishte marrë një telefonatë nga Interi, pas largimit të Contes.

Inzaghi, kishte marrë vesh për një takim mes Lotitos dhe Gattuso dhe ishte ndjerë i tradhëtuar. “Rinovimi? Kam 15 muaj që pres drejtuesit e klubit”, kishte thënë tekniku pas ndeshjes kundër Sassuolos në fund të kampionatit të kaluar.

Në 26 maj u bë takimi vendimtar, mes Lotitos, Tares dhe Inzaghit. Takimi vazhdoi gjatë dhe Simone u kthye në shtëpi, ku vendosi të bashkohej me Interin. Të nesërmen presidenti e ftoi të rinovonte kontratën, por tashmë Inzaghi e kishte bërë zgjedhjen e vet, Interin. / Oversport.tv