Prapaskenat e rinovimit me Tiranën, Filip Najdovksi thyen heshtjen

Filip Najdovski ka nënshkruar kontratën e re me Tiranën, që ende nuk ka dalë me komunikatë zyrtare. Mbrojtësi qendror, i cili luan edhe si mesfushor, ka firmosur për dy vite.

Najdovksi ka rrëfyer për “Inforsport.mk” në Maqedoninë e Veriut se Tirana ia plotësoi kushtet në momentet e fundit dhe më pas erdhi edhe e zeza mbi të bardhë.

“Edhe pse ishim larg marrëveshjes së re, në momentin e fundit ata lëshuan pe, duke më plotësuar kërkesat, pas të cilave firmosa kontratë dy vjeçare. Të shpresojmë në një verë më të gjatë.

Kemi një skuadër të shkëlqyeshme, ashtu që shohim shansin tonë në Ligën e Konferencës. Me pak fat, pse jo mos t’i arrijmë grupet”, ka deklaruar Najdovski, i cili është pjesë e Tiranës prej dy sezonesh. / oversport.tv

Foto: KF Tirana, Facebook