Pasi janë pranë finalizimit të goditjes së Christian Pulisic në merkato, Milani po mendon edhe për një opsion tjetër në qendër të sulmit. Bëhet fjalë për sulmuesin e Atletico Madridit, Alvaro Morata.
Emri i sulmuesit spanjoll është në krye të listët së kuqezinjve për përforcimin e radhës në sulm. Tashmë kanë nisur kontaktet e para mes Milanit dhe Atleticos që mund të shkojnë në finalizimin e lojtarit.
E vetmja pengesë që kuqezinjtë mund të hasin rrugës për te Morata, është se ky i fundit aktualisht përfiton 6.5 milionë euro në sezon tek “los colchoneros”. Sulmuesi spanjoll do të ishte i gatshëm të ulte pagën e tij deri n 5 milionë euro në sezon për t’u rikthyer në Serie A.
Në rast se ky operacion arrin të realizohet me sukses, në arkat e klubit madrilen pritet të shkojë një shumë prej 10 ose 12 milionë nga shitja e Moratës. /oversport.tv
Foto: Atlético de Madrid , Facebook