“Këshilli i Premier League ka miratuar sot propozimin për blerjen e klubit të Chelsea”, shkruhet në njoftimin në profilin zyrtar të Premier League në Twitter.
Ka ardhur tashmë zyrtarizimi që i hap rrugën kalimit të pronësisë së klubit të Chelsea tek grupi amerikan që drejtohet nga Todd Boehly.
Siç shkruhet në njoftim, “blerja mbetet subjekt i lëshimit nga qeveria të licencës së përcaktuar të shitjes dhe përfundimit të kënaqshëm të fazave përfundimtare të operacionit”. / Oversport.tv
Foto: Chelsea Football Club Facebook