Premier League zbulon shifrat, sa shumë lojtarë të pavaksinuar

Në një kohë që më shumë se 90% e lojtarëve në kampionatin italian dhe atë spanjoll janë vaksinuar plotësisht, nga Anglia vijnë lajme shqetësuese në këtë aspekt, tashmë që varianti Omicron i Covidid ka pushtuar vendin.

Premier League ka njoftuar se vetëm 77% e lojtarëve që luajnë në kampionatin anglez kanë marrë të dyja dozët e vaksinës anti-covid.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Në përditësimin e parë të të dhënave në lidhje me vaksinimin në këto 2 muajt e fundit, liga angleze ka konfirmuar se 16% e lojtarëve nuk kanë marrë as edhe një dozë të vetme të vaksinës.

Aktualisht klubet e Premier League janë në ankth, pasi shumë skuadra kanë në gjirin e tyre lojtarë dhe anëtarë të stafit të infektuar me Covid. Në fundjavë nga 10 ndeshje që ishin programuar për tu luajtur, 6 u shtynë për shkak të covid 19. / Oversport.tv