“Ne kemi ardhur këtu për të fituar”. Këto kanë qënë fjalët e para të Josh Wander, një nga themeluesit e 777 Partners, që pak javë më parë kanë marrë në pronësi ekipin e Genoa.
Sipas tij kampionati italian është një kampionat shumë kompetitivë dhe eksperienca e re duket mjaft emocionuese për ta. Në një intervistë për gazetarin Massimiliano Nebuloni, themeluesi i 777 Partners nuk e fshehu dëshirën për ta kthyer Genoan në një nga ekipet kryesore të Serie A.
Ndër të tjera Josh Wander u shpreh:
“Pritja nga tifozët ishte e jashtëzakonshme dhe befasuese. Ne jemi vërtet mirënjohës për këtë. Ne e dimë se duhet të vazhdojmë të fitojmë respektin dhe mbështetjen e tyre, është një përgjegjësi e madhe. Ne e dimë që duhet të vazhdojmë kështu.”
Bashkë me të foli edhe Juan Arciniegas, personi që do të menaxhojë projektin e ngritur në Genoa: “Ndeshja kundër Veronës konfirmoi arsyet pse ne investuam në Serie A. Pasioni dhe inkurajimi që marrim nga tifozët për ta shtyrë ekipin në një rikthim në elitën italiane është i madh.
Ne admirojmë atë që Atalanta ka bërë, ata kanë një projekt të madh. Ata punuan mirë si në pjesën menaxheriale ashtu edhe në fushë, me pasion, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme.
/ oversport.tv