Presidenca e UEFA-s, Aleksander Ceferin drejt një tjetër mandati

Aleksander Ceferit do të qëndrojë në krye të UEFA-s të paktën edhe për katër vite. Mandati i tij skadon në prill, por ai do të jetë i vetmi kandidat në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen.

Pasi përfundoi afati i fundit për të gjithë personat që donin të kandidonin për kreun e qeverisë europiane të futbollit, askush nuk kandidoi për atë post përveç Ceferin.

Kështu, me shumë mundësi nga Kongresi i Përgjithshëm i UEFA-s që do të mbahet më 5 prill, pritet të shpallet sërish president Ceferin.

Slloveni është në krye të qeverisë së futbollit europian prej vitit 2016. /oversport.tv

Foto: UEFA, Facebook