Presidenti Demi: Realizuam një ëndërr, shtëpia e re do të jetë kështjella jonë

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi ka folur në një intervistë ekskluzive për Oversport në prag të sfidës kundër Bylisit. Numri një i të kuqve ka komentuar Kompleksin e ri të klubit dhe shpreson që skuadra të triumfojë në fund të këtij sezoni në Superiore.

“Kjo ka qenë ëndërr dikur. Tani jemi në përfundim të projektit dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë. Me ndihmën e dashamirëseve kemi bërë këtë kompleks dhe shpresojmë që shumë shpejt ta mbyllim të gjithë.

Mendoj që tifozët do të mësohen edhe me largësinë. Sot është dita e parë dhe menduam që të mos vonohemi më. Nuk është edhe shumë larg, 4.5 km nga qendra e Tiranës.

A shtohet presioni për skuadrën? Shpresojmë që në fushën tonë të jemi më komod dhe më të qetë. Besoj që stadiumi unë të jetë kështjella jonë në kampionat. Shpresojmë shumë që të ngremë titullin në këtë stadium. Është shumë herët, ka edhe shumë ndeshje, por shpresojmë që të na ecë edhe fati”, ka thënë presidenti i Partizanit. / Oversport.tv