Antoine Griezmann është rikthyer tek Atletico Madrid, aty ku ai u bë yll i futbollit botëror dhe më pas bëri Barcelonën të paguajë 100 milion euro për ta transferuar.
Te katalanasit gjërat nuk është se kanë shkuar shumë mirë për të dhe në orët e fundit të merkatos u huazua te Atletico. Presidenti i këtyre të fundit ka folur për këtë lëvizje dhe thekson se mund të tentojnë çdo trofe tani. Enrique Cerezo mes të tjerash ka deklaruar:
“Griezmann erdhi me kushte jashtëzakonisht të ulëta ekonomike, çka tregon se ai dëshiron të jetë këtu.
Disa tifozëve nuk u pëlqen, disa të tjerë janë të lumtur për rikthimin e tij. Ajo që ka rëndësi është skuadra.
Ne kemi vendosur një objektiv është janë çerekfinalet e Champions League, por me këtë skuadër ne mund të jemi konkurrues për çdo trofe”.
/ oversport.tv