Presidenti i Bayernit: Dua që Neuer dhe Leva të mbyllin karrierën këtu

Në kampin e Bayernit ka ditë që diskutohet rinovimi i Niklas Sule, por edhe shumë tema të tjera që lidhen me skuadrën dhe merkaton. Presidenti Herbert Hainer ka folur për këto çështje për “Sport Bild”:

“I kemi bërë një ofertë, tani i takon atij që të vendosë nëse do ta pranojë ose jo. Sigurisht që do ti japim një afat të caktuar, sepse më pas duhet të marrim masat”.

Rinovimi i Neuer: “Jam i bindur plotësisht që Manuel Neuer do të mbyllë karrierën e tij tek Bayerni i Mynihut. Mund të luajë edhe për disa vite në nivele të larta. Për mua është akoma portieri më i mirë në botë dhe do të isha shumë i lumtur që të njoftoja rinovimin e kontratës”.

Lewandowski: “Drejtori ynë sportiv është në kontakt të vazhdueshëm me lojtarët. Kemi akoma edhe pak kohë në këtë rast, sepse ai ka një kontratë deri në qershor të vitit 2023. Siç thashë më sipër, do të isha i lumtur nëse Lewandowski mbyll karrierën me ne”. / Oversport.tv