Presidenti i Korabit konfirmoi kalimin e Kekos te Partizani, flet sulmuesi: Tifoz me “Demat”! Në hapat e Skukës? Dua të bëj edhe më mirë

Albers Keko me golin e tij arriti të çonte Korabin në finalen e “Play Off”-it aty ku e pret Flamurtari. Pas sfidës, Keko i cili do të jetë edhe një lojtar i Partizanit nga sezoni i ardhshëm (konfirmuar nga Presidenti i Korabit në intervistën para ndeshjes), foli për Oversport ku përveç ndjesive të ndeshjes, dha mbështetjen e tij edhe për “Demat e Kuq” në luftën për titull.

“Po e kishim punuar gjithë javën dhe jam i lumtur që shënova, e çova ekipin aty ku meriton. Presim ndeshjen tjetër tani. Ne luanim vetëm për një rezultat dhe normalisht që ishte e vështirë. Deshi zoti të fitonim ne.”

FINALJA ME FLAMURTARIN- “Di të them që do të bëj vetëm punën time dhe mbetet për t’u parë.”

FJALËT E PRESIDENTIT DHE TRAJNERIT- “Mendoj që ata flasin fjalë të mira, prandaj ekipi është këtu ku është.”

TRANSFERIMI TE PARTIZANI- “Po jam shumë i lumtur që do të kaloj atje dhe shpresoj ta mbyll sa më mirë me Korabin.”

TIFOZ ME PARTIZANIN NË SUPERIORE- “Patjetër që po. Vetëm Partizanin kemi.”

NË HAPAT E XHULIANO SKUKËS- “Pse jo? Dhe më shumë se Xhuliano Skuka madje. Më pëlqen shumë të luaj në Itali. Jam tifoz me Milanin. /oversport.tv