Presidenti i LaLiga: Mbappe te Real Madrid, po të donte kishte rinovuar

Javier Tebas ka folur sërish në lidhje me Kylian Mbappe. Presidenti i LaLiga ka dhënë një intervistë në “Cadena Cope” këtë pasdite dhe theksoi se beson shumë që kampioni i botës ka zgjedhur të luajë në LaLiga.

“Mendoj se Mbappe do të transferohet në Madrid. Nëse nuk ndodh, do të jetë një lajm i keq për LaLiga.

Kylian nëse do të kishte dashur ta rinovonte kontratën do e kishte bërë disa kohë më parë, edhe padyshim mund të gaboj”, është shprehur Tebas. / oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook