Salernitana ka zhvilluar një fazë të dytë spektakolare, ku ka arritur të grumbullojë 20 pikë dhe tashmë është shumë pranë mbijetesës në Serie A.
Për të arritur këtë objektiv skuadra e teknikut Nicola duhet të kalojë me sukses edhe Udinesen në ndeshjen e fundit të kampionatit që të mund të festojë qëndrimin në elitën e futbollit italian.
Për të motivuar skuadrën, presidenti Danilo Iervolino ka vendosur një shpërblim të majmë për lojtarët nëse arrihet ky objektiv:
“Do të ketë një super premio për mbijetesën, rreth 7 milionë euro. Futbollistët duhet të ndjejnë se klubi ka besim te ata. Nëse arrihet shpëtimi le ta zgjedhin vetë se si do të ndajnë shpërblimin”, ka thënë presidenti i Salernitënës për “Corriere dello Sport”. / Oversport.tv
Foto: US Salernitana 1919 Twitter