Presidenti i Santos del hapur: Po provoj të kthej Neymarin në Brazil

Presidenti i Santos në Brazil ka dalë hapur se po provon që të rikthejë në klub yllin Neymar. Ky i fundit është kthyer në një lojtar të padëshiruar në Paris, ndërsa klubi dëshiron ta shesë.

Për këtë arsye, presidenti i Santos, Andres Rueda përgjatë një interviste i hapi derën një rikthimi të mundshëm të Neymar. Ai tha se braziliani është i mirëpritur dhe po provon ta bindë atë të rikthehet.

“Dera e Santos është gjithmonë e hapur për Neymar. Kur u largua më tha se do të rikthehet sërish. E dimë që është diçka e vështirë, por detyra ime është që të paktën të provoj ta rikthej”. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook