Presidenti i Torontos zbulon prapaskenën, Insignen e gjeta në internet

Pasi mori edhe formën zyrtare, Lorenzo Insigne do të transferohet në sezonin tjetër në ekipin e MLS, Toronto. Ajo që ka bërë bujë së fundmi, është një deklaratë e presidentit të Torontos, Bill Manning, ku tha se sulmuesin italian e gjeti në internet.

Siç raporton ‘sasktoday.ca’, presidenti tha: “Verën e kaluar hapa uebsajtin e Transfermarkt për të parë se cilët lojtarë të kombëtares italiane që kishin fituar kampionatin europian ishin në skadencë kontrate. Lorenzo ishte një prej tyre.

Fillova të shënoj lojtarë që mendoja se ishin të klasit botëror dhe që mendoja se do të kishin vlerë komerciale në treg. Lorenzo Insigne ishte emri i parë në këtë listë”, deklaroi Bill Manning. /oversport.tv