Presidenti i Villarreal thumbon Milanin: Duan Chukwueze? Nëse e bëjnë si me Musacchion le të shkojnë në shtëpi

Interesi i Milanit për Chukwueze ka zënë faqen e para të mediave si në Itali ashtu edhe në Spanjë. Për këtë tratativë nuk ka ende diçka konkrete dhe këtë gjë e konfirmon edhe presiedenti i Villarreal, Fernando Roig i cili nuk i kursen as “thumbimet” për kuqezinjtë.

“Nuk e di nëse Milani është i interesuar për Chukwuezen. Por nëse interesi është i njëjti si atëherë kur erdhën për të kërkuar Mateo Musacchion, me në krye Gallianin, i cili më tha se nuk kishin para.

Nëse ndodh kështu, atëherë ne do të hamë një fideua (një pjatë tradicionale nga Valencia) dhe do të rikthehemi në shtëpi”, tha ndër të tjera Fernando Roig. /oversport.tv

Foto: Villarreal CF, Facebook