Presidenti Lotito optimist: Jemi ambiciozë, duhet durim të arrijmë objektivat

“Në kohën e spektaklit është një Lazio argëtuese. Sigurisht, mund të arrihen rezultate edhe me “katenaçon” që përdorej dikur. Është një zgjedhje.

Uroj që në derbi, sjellja e skuadrës në fushë të jetë si ajo e dikujt që kërkon të arrijë objektiva të mëdha, sepse klubi ka bërë gjithçka që kjo gjë të ndodhë”-janë fjalët e presidentit të Lazios, Claudio Claudio nga salla e konferencave të stadiumit “Olimpiko” të Romës, aty ku të dielën e 26 shtatorit do të luhet derbi i kryeqytetit mes Lazios dhe Romës.

“Kanë ndryshuar shumë gjëra në 18 vjet. Ishim në një situatë të vështirë kur e nisëm dhe tani jemi një klub ambicioz që synon gjëra të mëdha dhe po bën maksimumin që kjo të ndodh.

Duhet kohë për të shkruar emrin në histori dhe për të arritur objektiva madhorë. Duhet të kesh durim dhe optimizmin e duhur për të arritur ato që do”-ka përfunduar presidenti i Lazios, Claudio Lotito. /Oversport.tv