Presidenti Scaroni frenon entuziazmin e tifozëve kuqezi: Shpejt të flasim për titull

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni ul entuziazmin në kampin kuqezi pas fitores së bukur kundër Lazios.

“Ishte një ndeshje e madhe, u kënaqëm të gjithë. Por, të flasim që tani për titullin kampion më duket e parakohshme. Të gjithë vëmendjen e kemi nga ndeshja e të mërkurës kundër Liverpool, që është një sfidë shumë e rëndësishme.

Prioritet është rikthimi në Champions, Milani duhet të mos mungojë në këtë turne, pastaj nëse arrijmë akoma më shumë jemi të kënaqur”-ka deklaruar për mikrofonat e “Radio Anch’Io Sport” numri një i kuqezinjve.

“Projekti ka qënë afatgjatë, që nga dita e parë. Nuk e kemi vënë asnjëherë në diskutim Stefano Piolin”-ka vazhduar Scaroni, që ka folur edhe për rinovimin e Kessie: “Kam besim të madh tek Maldini dhe Massara që po negociojnë me të. Jam optimist”.

Në lidhje me uljen e çmimit të biletave është shprehur: “Është një sinjal i bukur, por prioriteti absolut janë stadiumet e reja”-ka përfunduar Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni. /Oversport.tv