Prezantohet Dani Alves: As në ëndrrat më të mira nuk e mendoja rikthimin

Është dita e Dani Alvesit te Barcelona. Mbrojtësi brazilian ka dhënë konferencën e tij të parë për shtyp pas rikthimit te Barcelona. Ai foli për synimet e tij personale, dëshirën që ka për t’u rikthyer triumfues me katalanasit, si dhe hodhi dritë mbi largimin e tij nga klubi disa vite më parë.

“As në ëndrrat e mia më të mira nuk do ta kisha imagjinuar se do të isha këtu në këtë moment. Shumë njerëz thonë se hera e parë nuk harrohet kurrë, por mendoj se e dyta nuk harrohet më shumë. Kam pesë vjet që po e pres këtë ditë. Erdha këtu kur isha fëmijë dhe tani po rikthehem përsëri 38-vjeç. Kam udhëtuar nëpër botë për t’u kthyer përsëri këtu. Ka ardhur koha që ne të kthehemi të gjithë bashkë dhe të fitojmë tituj të cilët dua ti festojmë me të gjithë fansat”.

KRITIKAT- “Njerëz jashtë klubit mund të thonë se rikthimi im është një vendim i gabuar, por fusha e lojës do të flasë vetë. Unë do t’i përgjigjem të gjithë atyre që dyshojnë te mua”.

AFRIMI- “Fola me presidentin dhe ti thashë se doja të kthehesha që të ndihmoja ekipin, qoftë edhe pa rrogë fare. Nuk i premtova asnjë gjë që nuk mund ta mbaja, insistove derisa ai më tha se Xavi do të vendoste. Rikthimi i tij në stol shtoi edhe më shumë shanset dhe për faktin se ai më njeh shumë mirë mua”.

QËLLIMET PERSONALE- Kam ndryshuar shumë gjëra që kur jam larguar përveç diçkaje, tifozët do të shikojnë që do të jap shpirtin tim në çdo ndeshje. Unë do ta nderoj këtë fanellë, e cila mund të jetë edhe e fundit. Synimi im personal është të luaj në Kupën e Botës në vitin 2022.

LARGIMI- Kur më mbaroi kontrata, ata nuk donin që unë të rinovoja. Më pas ata panë se nuk po gjenin dot zëvendësuan dhe ndryshuan. Unë i vendosa kushtin që ta vendosja vetë se kur do të largohesha, ata nuk pranuan dhe kështu vendosa të largohesha vetë përpara se të më dëbonin ata”. /oversport.tv