Sulmuesi i ri i Barcelonës, Luuk de Jong ka dhënë një intërvistë në faqen zyrtare të klubit:
“Gjithmonë kam patur një marrëdhënie të mirë me Koeman në kombëtaren holandeze dhe disa herë kemi folur për taktika dhe gjëra të tjera që lidhen me futbollin. Për mua Koeman është një trajner i shkëlqyer, që ka besim tek unë dhe aftësitë e mia.
Është diçka e veçantë të shkosh te Barcelona dhe të punosh sërish me të. Më tha që kërkonte një tip të ri sulmuesi dhe cilësitë e mia i njej mirë.
Depay? Kam marrëdhënie shumë të mirë me Memphis, e njoh që kur ishim tek PSV, si dhe në kombëtare, ashtu si Frenkie de Jong. Dua të luaj me ata.
Në Gjermani kam luajtur edhe me Ter Stegen. Fakti që njoh kaq shumë njerëz këtu, e bën Akoma më të lehtë ambjentimin tim”-ka përfunduar Luuk de Jong, sulmuesi që sezonin e fundit luajti për Seviljan dhe u bashkua me gjigandët spanjoll ditën e fundit të merkatos. /Oversport.tv