Prezantohet Matic: Zgjodha Romën prej Mourinhos

Në kampin e Romës është dita e prezantimit të Nemanja Matic, që në daljen e tij të parë zyrtare si një lojtar verdhekuq është shfaqur shumë entuziast për këtë aventurë të re.

“Me Mourinhon njihemi mirë dhe jam i lumtur që ritakohemi këtu. Jam këtu prej tij, por në të njëjtën kohë jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh, që është gjithmonë tërheqës për lojtarët dhe kështu ka qenë edhe për mua.

Mendoj që skuadra ka lojtarë cilësore dhe të rinj të talentuar që mund të jenë të rëndësishëm në të ardhmen. Mezi pres që të filloj këtë aventurë”, ka thënë mes të tjerash mesfushori, që u largua nga Manchester United për tu bashkuar me Romën. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter