Prezantohet Raphinha: Është një ëndërr që bëhet realitet

Raphinha është zyrtarisht një lojtar i Barcelonës. Para se të fillonte prezantimi, braziliani që erdhi nga Leeds United, firmosi kontratën e tij me klubin spanjoll.

Kostoja e operacionit është rreth 55 milionë euro pjesa fikse si dhe disa bonuse që mund të çojnë shifrën totale të transferimit në 70 milionë euro.

“Është një ëndërr që bëhet realitet. Që fëmijë ëndërroja që të luaja për Barcelonën. Do të jap maksimumin për këtë fanellë”, ishin fjalët e para të Raphinha si një lojtar i Barçës. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Twitter