Prezantohet Ronaldo: Rithehem në shtëpi. Do të bëjmë gjëra të mëdha

Cristiano Ronaldo është prezantuar zyrtarisht në “Old Trafford” pak ditë para debutimit të mundshëm kundër Newcastle.

Portugezi ka rizbritur në barin e “Teatrit të Ëndrrave” në një video, në të cilën mjaftohet duke thënë: “Jam në shtëpi”.

Për momentin tifozët nuk janë të pranishëm në shkallët e stadiumit, por tashmë është vetëm çështje orësh dhe fansat e Manchester Utd mezi presin që të shohin rikthimin e numrit 7 në Premier Ligë.

“S’kam ardhur me pushime, por për të fituar akoma. Kam fituar gjëra të rëndësishsme me këtë fanellë dhe tashmë dua të fitojë sërish. Jam gati, unë dhe shokët e mi. Jam gati për të luajtur.

Është një mundësi e mirë për mua, për tifozët dhe për klubin për të ecur përpara. Jam gati dhe besoj se gjëra të rëndësishme do të ndodhin në ditët në vazhdim”-ka deklaruar portugezi për faqen zyrtare të klubit. /Oversport.tv