Prezantohet Sheva: Më bindi projekti. Objektivi? Të qëndrojmë në Serie A

Andriy Shevchenko fillon zyrtarisht aventurën e tij tek Genoa: “Është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time si trajner. Dua të falënderoj Josh (Wander i777Partners) dhe Genoan që më dhanë mundësinë të kthehem në Itali, vend me të cilin kam një lidhje speciale.

Shpresoj që të vazhdoj këtu karrierën time si trajner. Genoa është një klub i rëndësishëm dhe ky është një projekt që e kam shumë përzemër. Objektivi kryesor për ne është që të luajmë në Serie A edhe vitin tjetër dhe e vetmja rrugë është puna.

Unë do të bëj gjithçka, duke dhënë maksimumin për të arritur këtë objektiv”, ka thënë trajneri i ri i kuqebluve gjatë konferencës së prezantimit.

Sheva ka sqaruar kush e kontaktoi dhe çfarë e bindi për të pranuar këtë sfidë: “Kontaktet i kam patur vetëm me pronarët e rinj. Ishte një bisedë e gjatë. Garanci për merkaton? E dimë që skuadra ka nevojë që të përmirësohet dhe mendoj se duhet të punojmë mirë në merkato.

Më bindi projekti. Besoj se në të ardhmen, Genoa do të bëjë gjëra të mëdha në Itali dhe sigurisht që kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve.

Kam luajtur njëherë kundër Genoas dhe ishte një sfidë shumë e vështirë. E mbaj mend shumë mirë që luanin 12 lojtarë, sepse tifozët ishin lojtari shtesë i Genoas”, ka thënë mes të tjerash ukrainasi.

Pak para fillimit të konferencës erdhi edhe zyrtarizimi i stafit të Shevchenkos dhe Mauro Tassotti do të jetë zëvendësi i tij. / Oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)