Preziosi mbyll një epokë, amerikanët e 777 Partners blejnë edhe Genoan

Tashmë ka një datë zyrtare: 14 shtator. Pikërisht në këtë ditë, pra në më pak se dy javë, parashikohet të jepet njoftimi zyrtar që do të kalojë ndryshimin e pronësisë së Genoas nga Enrico Preziosi, tek fondi amerikan i investimeve 777 Partners.

Amerikanët mund të blejnë 100% të aksioneve të klubit dhe duket se tratativa tashmë ka ardhur drejt fundit. Në 14 shtator do të jetë zyrtarizimi dhe brenda datës 22 shtator duhet të paguhen këstet e para.

Megjithatë flitet se Preziosi, presidenti më jetëgjatë në historinë e klubit kuqeblu, që e ka drejtuar nga viti 2003 e deri më sot, mund të qëndrojë pranë klubit, sepse për të është gati një rol drejtues edhe me pronarët e rinj.

777 Partners kanë investuar shumë në futboll, pasi kontrollojnë edhe një pjesë të aksioneve të Seviljas. /Oversport.tv