Prishet marrëveshja me sponsorin, Digitalbits do të hiqet nga fanella e Interit

Tashmë është përfundimtare krisja mes Interit dhe sponsorit kryesor, Digitalbits, që është i destinuar të zhduket nga fanellat zikaltër deri në fund të tetorit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” ndërprerja e marrëdhënieve mes klubit dhe kompanisë që kriptomonedhave është bërë e paevitueshme për shkak të vonesave në pagesa, që në verë detyruan Interin që të hiqte sponsorin nga kanalet zyrtare, duke përfshirë edhe faqen zyrtare dhe rrjetet sociale.

Në sezonin 2021/2022 Digitalbits ishte sponsor në fanellë dhe më pas u bë sponsor kryesor dhe sipas marrëveshjes duhet të derdhte 85 milionë euro në 4 vite në arkat e klubit zikaltër.

Por kjo marrëveshje nuk është respektuar dhe tashmë Digitalbits nuk do të jetë më në fanellat e Interit. Zikaltërit po kërkojnë një partner të ri, për të reklamuar markën e tij në fanellën e Interit. / Oversport.tv