“Prisni bombën duelin tjetër”, Florian Marku lëshon mesazhe me kode

Florian Marku po përgatitet për duelin e radhës më 20 nëntor në Wembley, ndërkohë që javën e ardhshme do të publikohet edhe emri i kundërshtarit.

Boksieri shqiptar e fitoi duelin e fundit kundër Maxim Prodan me pikë dhe tashmë është kampion i IBF International Welterweight.

Ditën e djeshme Marku ka bërë një postim në rrjetet sociale dhe ka lëshuar një mesazh me “kode”, teksa shkruan: “Në ndeshjen e radhës prisni bombën”.

Marku ka 10 ndeshje në boksin profesionist dhe 9 prej dueleve i ka fituar, kurse një e ka barazuar me britaniku Jamie Steëart. 6 prej fitoreve boksieri shqiptar i ka me “KO”.  / oversport.tv