Alexis Sanchez do të largohet nga Interi dhe sulmuesi nga Kili është në kërkim të një klubi të ri. Zikaltrit nuk dëshirojnë ta kenë më pjesë e kontingjentit të ekipit për shkak edhe të pagës së lartë që Sanchez ka.
Kështu, sipas mediave në Itali, për shërbimet e kilienit janë interesuar deri më tani dy ekipe. Një prej tyre është klubi turk Galatasaray që është i gatshëm t’i ofrojë Sanchezit një kontratë 3-vjeçare pavarësisht moshës së tij.
Një tjetër klub i interesuar për të është edhe Olimpique Marseille në Francë. Këta të fundit kanë shprehur interes të madh për lojtarin zikaltër, i cili ka edhe ende një vit kontratë me Interin. /oversport.tv