Me largimin e David De Gea pas 11 vitesh si pjesë e klubit, Manchester United do ta zëvendësojë menjëherë portierin spanjoll. Pritet vetëm konfirmimi që gardiani i Interit Andre Onana të jetë lojtari më i ri i “djajve të kuq”.
Nga largimi i portierit kamerunas, zikaltritit shpresojnë të përfitojnë të paktën një shumë prej 55-60 milionë euro nga ky transferim. Kontrata që do të firmosë Onana me Manchester United do ta mbajë të lidhur gardianin me klubin anglez të paktën deri në vitin 2028.
Siç raporton “Sportmediaset”, në kontratën që do të firmosë me “djajtë e kuq”, Onana pritet të përfitojë një pagë prej 7 milionë euro në sezon. Këtë javë pritet që gjithçka të realizohet mes klubeve. /oversport.tv