Pritet zyrtarizimi, Milani afron një tjetër portier në ekip

Antonio Mirante pritet të jetë shumë shpejt portieri më i ri i Milanit. Portieri italian ishte pa kontratë pas përfundimit të aventurës me Romën. Kështu, Maldini ka përfituar nga rasti për të afruar portierin me parametër zero.

Mirante ka nisur sot vizitat mjekësore me Milanin ku dhe ka kryer pjesën e parë të tyre me sukses. Pasi ka përfunduar fazën e testeve fizike në Columbus, ai është drejtuar për Madonnina për të kryer pjesën e dytë të vizitave.

Palët pritet të nënshkruajnë pas përfundimit të analizës mjekësore një kontratë që e lidh Miranten me ekipin e Milanit deri në fund të sezonit. Ai pritet të përfitojë më pak se 1 milion euro në sezon. Milani gjen kështu një tjetër alternativë në portë pas dëmtimit të portierit kryesor Mike Maignan i cili pritet të qëndrojë të paktën 1 muaj larg fushave. /oversport.tv