Pritja mbaroi, starton sot në Torino turneu ATP Finals 2021

Më në fund pritja mbaroi. Do të startojë sot në Torino turneu ATP Finals 2021, një event që është pritur gjatë, në të cilin do të marrin pjesë 8 tenistët më të mirë të momentit.

8 protagonistët janë ndarë në 2 grupe: në grupin e gjelbër bëjnë pjesë Novak Djokovic, Stefanos Tsitsipas, Andrey Rublev dhe Casper Ruud, ndërsa në grupin e kuq Daniil Medvedev, Alexander Zverev, Matteo Berrettini dhe Hubert Hurkacz.

Pasi të kenë zhvilluar tre ndeshje në grup, dy të parët e çdo grupi do të vazhdojnë më tej rrugën e tyre në këtë kompeticion.

Turneu do të fillojë me përballjen mes rusit Medvedev dhe polakut Hurkacz në orën 14:00, ndërsa në orën 21:00 do të luhet ndeshja tjetër e grupit, sfida mes gjermanit Zverev dhe italianit Berrettini. / Oversport.tv