Probleme me mungesat, Lazio nuk ka stol për sfidën e radhës në Serie A

Lazio ka probleme me mungesat në prag të ndeshjes kundër Udineses. Sarri duhet të bëjë pa ndihmën e shumë lojtarëve në sfidën e radhës në Serie A.

Humbja më e madhe është ajo e Immobiles, që ka ethe dhe nuk do të jetë në “Dacia Arena”. Por përveç bomberit janë edhe 4 titullarë të tjerë që do të mungojnë në këtë sfidë. Acerbi dhe Lazzari janë të dëmtuar, ndërsa Leiva dhe Luis Alberto të skualifikuar.

Titullarët kundër Udineses janë praktikisht të zgjedhur: Strakosha në portë, Luiz Felipe, Patric, Hysaj dhe Marusic në mbrojtje. Në mesfushë do të luajnë Milinkovic, Cataldi dhe Basic, ndërsa në sulm Felipe, Pedro dhe Zaccagni.

Ajo që bën më shumë përshtypje është pankina e bardhekaltërve për këtë sfidë: Kamenovic, Radu, Akpa Apro, André Anderson dhe Cabral. / Oversport.tv

Foto: Lazio Twitter