Probleme me tendinën e Akilit, Zlatan Ibrahimovic “trondit” Milanin

Bakayoko nuk do të jetë mungesa e vetme e Milanit në ndeshjen e Champions League kundër Liverpool në “Anfield”.

Mesfushori u dëmtua ndaj Lazios dhe pritet të mungojë për tre javë. Një tjetër lojtar që ka pasur shqetësime është Zlatan Ibrahimovic.

Fabrizio Romano shkruan se suedezi ka një probleme me tendinën e Akilit dhe nuk do të jetë me skuadrën në Liverpool.

Trajneri Stefano Pioli fatmirësisht do të ketë në dispozicion për sulmin Olivier Giroud, titullarë në dy ndeshjet e para të Serie A. /oversport.tv