Probleme në sulm për Barcelonën, Braithwaite do të mungojë për një kohë të gjatë

Një lajm shumë i keq vjen për Ronald Koeman, pasi holandezi nuk mund të ketë në dispozicion Martin Braithwaite për tre ose katër muajt e ardhshëm.

Dëmtimi i sulmuesit duket i rëndë, por vetëm të hënën do të jepet vendimi përfundimtar për gjendjen e tij, madje nuk përjashtohet as mundësia e një operacioni.

Sipas asaj që raporton, gazetari Gerard Romero, Braithwaite vuan nga probleme në gju dhe koha që do të qëndrojë larg fushës së blertë do të jetë e gjatë. Klubi nuk e pranon zyrtarisht këtë gjë, por pranon se sulmuesi ka kryer disa vizita mjekësore.

Danezi u dëmtua në ndeshjen kundër Getafes dhe nuk luajti as me skuadrën kombëtare në ndeshjet kualifikuese. Diskutohej nëse sulmuesi do të ishte i gatshëm për Ligën e Kampioneve, por tashmë është konfirmuar se do të qëndrojë larg fushës për një kohë të gjatë.

Koeman nuk ka shumë alternativa për sulmin, pasi edhe Dembele, Kun Aguero dhe Ansu Fati janë të dëmtuar, megjithëse ky i fundit është drejt rikuperimit dhe mund të grumbullohet për sfidën kundër Bajernit në Champions.

Me dëmtimin e Braithëaite dhe largimin e Griezmann, duket se blerja e minutave të fundit Luuk de Jong do të jetë titullar në sulmin e Barcelonës. /Oversport.tv