Probleme për Bayern Munich, rinovimi i Sule gjithnjë e më larg

Niklas Sule është duke luajtur sezonin e tij të pestë në radhët e Bayern Munich. Vitet e fundit gjermani ka vuajtur dëmtime të ndryshme, që e kanë lënë për një kohë të gjatë larg fushave.

Këtë sezon, mbrojtësi bavarez ka rigjetur veten dhe është kthyer në një titullar të padiskutueshëm për skuadrën. Veç klubit, shtojmë edhe vlerësimin që Hansi Flick ka shprehur për Sule, duke parë minutat që i ka dhënë në kombëtare.

Pavarësisht paraqitjeve të Niklas, Bayern po has vështirësi në rinovimin e tij. Nuk ka ende një akord dhe mbrojtësi rrezikon të largohet me parametra zero në fund të sezonit.

Kontrata e tij përfundon në qershor dhe problemet për gjetjen e një marrëveshjeje ka bërë që ekipet angleze të jenë pas tij. / oversport.tv