Cristiano Ronaldo sapo është transferuar në shtëpinë e tij 6 milion paundëshe në Angli se bashkë me të gjithë koleksionin e makinave të tij.
Dihet që portugezi ka një dobësi për makinat e shpejta dhe të shtrenjta. 17 milion paund kushton koleksioni i makinave që sulmuesi ka të parkuar në garazhin e tij.
Ferrari Monza, Bugatti Chiron dhe Bugatti Veyron Grand Sport janë vetën disa nga “xhevahirët” që ka në përdorim ylli i Manchester United.
Por duket se në fshatin ku banojnë disa yje të njohur, banorët e vjetër nuk janë të kenaqur me gjithë këto makina të shpejta që ecin në rrugë, prandaj kanë kërkuar që të vendoset një limit shpejtësie prej 32 km në orë në rrugët e brendshme të fshatit.
“Ronaldos i pëlqejnë makinat e tij dhe do t’i ngasë shpejt që të bjerë në sy. Por duket se kërkesa për të vënë një limit shpejtësie do të ndikojë tek ai. A mund të ecësh me një Lamborghini me 30 km në orë?”-ka thënë një banor. Duket se këshilli lokal i Cheshire East ka vendosur që të ketë një limit shpejtësie në zonën Alderley Edge.