Problemet e Agueros detyrojnë Barcelonën të hyjë në merkato

Barcelona është e detyruar që të futet në merkaton e janarit për të përforcuar repartin e sulmit pas problemeve të fundit të Kun Agueros, që do të jetë i padisponueshëm për tre muajt e ardhshëm për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi argjentinasi vuan nga aritmia kardiake.

Sipas asaj që shkruan AS, klubi do të mundohet që të bëjë një investim të rëndësishëm, pasi ka dështuar më parë me zgjedhjet alternative, që kushtojnë pak, por nuk kanë bindur aspak, si Boateng e Braithwaite

Objektivi kryesor është Dani Olmo, që është kërkuar edhe në ditët e fundit të merkatos. Lojtari i RB Leipzig është i lidhur me klubin gjerman deri në vitin 2024. E vetmja mundësi për ta afruar është ajo në formë borxhi me të drejtë blerjeje më pas.

Po vëzhgohet edhe situata e Raheem Sterling, pasi ka qenë vetë sulmuesi që ka deklaruar se dëshiron që të luajë më shumë dhe nëse nuk i ofrohet mundësia është i gatshëm që të largohet nga Manchester City. /Oversport.tv