Problemet fizike ndalojnë sërish Rafael Nadal. Tenisti spanjoll, që në Wimbledon u tërhoq nga gjysmëfinalja kundër Kyrgios për shkak të një dëmtimi, nuk do të marrë pjesë në Masterin 1000 pikësh të Montrealit, që do të nisë të hënën e ardhshme.
Rafa vazhdon të ketë shqetësime në muskujt e barkut, që nuk e lejojnë të jetë në formën e tij optimale.
“Gjithçka shkoi mirë gjatë pushimeve dhe kur rinisa stërvitjen, por katër ditë më parë ndjeva shqetësime në stërvitje. Bashkë me stafin vendosëm që të mos marrim pjesë në Montreal dhe të vazhdojmë stërvitjen pa u sforcuar. Duhet të tregohem i kujdesshëm dhe të mendoj për shëndetin”, ka shkruan Nadal në Twitter. / Oversport.tv
Foto: Rafa Nadal Twitter
Espero volver a jugar en Montréal, un torneo que me encanta y que he ganado en cinco ocasiones ante un público que siempre me acogió con mucho cariño. No me queda otra que ser prudente a estas alturas y pensar en la salud.
— Rafa Nadal (@RafaelNadal) August 5, 2022