Problemet me zemrën, Aguero: Nuk e di çfarë ndodhi, mund të jetë nga Covid

El Kun Aguero i është rikthyer edhe njëherë problemit të tij me zemrën që e detyroi atë të tërhiqej nga futbolli. Ai iu përgjigj disa pyetjeve të bëra nga fansat e tij në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Një prej tyre e pyeti për problemin e tij shëndetësor dhe ajo që bie në sy është se El Kun nuk është ende i qartë. “E vërteta është se nuk e di se çfarë e shkaktoi problemin me zemrën” e nisi Aguero përgjigjen e tij.

“Askush nuk e di se çfarë ndodhi. Mund të ishte Covid apo vaksina, nuk e di. Fatkeqësisht ka ndodhur dhe tani duhet të kujdesem për veten. Ndoshta kam pasur diçka përpara, dhe u shfaq më vonë, nuk e di”. /oversport.tv
Foto: Sergio Kun Aguero Twitter