Problemet me zemrën, gjest prekës nga lojtarët e Argjentinës për Agueron

Një gjest vërtet prekës ka ndodhur në fillim të sfidës midis Argjentinës dhe Brazilit orët e para të mëngjesit të sotëm. Ekipi argjentinas hapi një banderolë kur hyri në fushë për t’i dhënë më shumë kurajë Sergio Agueros për situatën që po kalon.

Në banderolë shkruhej “Forca Kun, jemi të gjithë me ty”. Kështu, Messi dhe shokët e tjerë të ekipit i treguan sulmuesit se do të jenë pranë tij për ta mbështetur gjatë këtij momenti.

Aguero po vuan nga një problem në zemër dhe ekziston mundësia që ai të detyrohet të heqë dorë nga futbolli. Ndërkohë, për sa i përket ndeshjes, ajo mbaroi në barazim me rezultatin 0-0. /oversport.tv