Problemet shëndetësore, legjenda Pele lë spitalin sërish në Brazil

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ka lënë sërish spitalin, ku ishte shtruar që prej 13 shkurtit. Braziliani po trajtohej, pasi në shtator kishte bërë një operacion për heqjen e kancerit të zorrës së trashë.

Ditën e sotme ai është larguar nga spitali “Albert Einstein” në San Paolo dhe në hyrje të tij ai i ka qetësuar tifozët për shëndetin e tij.

Pele është shprehur se këto ndërhyrje janë rutinë dhe se është mësuar me to. Sikurse kuptohet, do të duhet edhe ca kohë që braziliani të mos ketë nevojë për trajtime mjekësore. / oversport.tv

Foto: Pele, Twitter