Legjenda e Brazilit Pele po rikuperohet nga një operacion i vështirë në zorrën e trashë.
Problemet shëndetësore për të duken se kanë përfunduar, teksa shihet nën shoqërinë e fizioterapistes Kamila, e cila e ndihmon të riaftësohet.
“Fizioterapistja Kamila po më ndihmon të përgatitem për t’u rikthyer në fushë. Nuk ka rëndësi sa e madhe është sfida.
Sekreti është që të festojmë çdo fitore të vogël gjatë rrugës”, shkruan Pele bashkangjitur një video ku shihet tek stërvitet me fizioterapisten. / oversport.tv
View this post on Instagram