Pronarët e Newcastle shuajnë zërat: Folëm me Interin, por s’na intereson më

Zërat që e lidhnin Interin me aksionerët arabë të Newcastle United janë të shumtë. Megjithatë, për të shuar të gjitha thashethemet ka menduar vetë ortakja kryesore e Fondit Publik të Arabisë Saudite, Amanda Staveley. Në një intervistë të dhënë për “The Telegaph”, Staveley ka zbuluar disa detaje mbi interesimin e tyre për Interin.

Ajo nuk e fshehu interesin që arabët kishin për ekipin e Interit, madje shtoi se përveç zikaltërve, ata janë interesuar edhe për Milanin. Megjithatë, ajo hodhi kritika të ashpra për Serie A, duke thënë se kanë një strukturë katastrofike, çka çoi në mungesën e vullnetit për të hyrë në negociata me klubet.

“Ne folëm me Interin dhe Milanin, por problemi lidhet me strukturën katastrofike të kampionatit italian. Ka pasur edhe një sondazh të shkurtër për Bordeaux-in. Tani, megjithatë, ne nuk na intereson më Interi”. /oversport.tv